Harry Kanet i pranohet goli ndaj Stoke City, ky është reagimi i Salahut

PUBLIKUAR

Tottenhami apeloi për golin kundër Stoke City, dhe përgjigjja i është kthyer pozitive – i pranohet Harry Kanet.

Në Premierligë ka ndodhur diçka që rrallë është parë në të kaluarën.

Goli i shënuar nga Eriksen kundër Stoke City, u pretendua se u prek nga Kane dhe për këtë, Tottenhami apeloi që t’i njihet sulmuesit anglez.

Premierliga tashmë e ka pranuar, Harry Kane ka shkuar në kuotën e 25 golave deri më tani këtë edicion, katër më pak se Mohamed Salah, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

“Wooooow me të vërtet?”, ka shkruar Salah në “Twitter” pasi Kanet iu numërua goli.

Salah është në kuotën e 29 golave, tani katër më shumë se Kane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...