Harrojnë vendet e punës, premtojnë vizat

PUBLIKUAR

Pas dështimit të paraardhësve të tyre kandidatët e rinj për kryeministër të vendit kanë lënë anash premtimet e ekzagjeruara për qindra e mijëra vende pune. Në këto zgjedhje të reja ata kanë ndryshuar edhe strategji.

Tani është integrimi dhe liberalizimi i vizave premtimi përmes të cilave ata po kërkojnë t’i fitojnë votat e qytetarëve, shkruan sot, gazeta Zeri

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë dy partitë më të mëdha, PDK-ja dhe LDK-ja, kishin premtuar qindra e mijëra vende pune. Për ironi të dyja këto parti pas zgjedhjeve kishin krijuar koalicionin e madh, i cili pritej që të bënte ndryshime të mëdha në vend.

Por, edhe pas tre vjetëve qeverisjeje vendet e punës të cilat ata i premtuan nuk u panë askund. Madje nuk u dhanë përgjigje as temave të mëdha siç ishin Demarkacioni, Asociacioni e ushtria.

Duke parë këtë dështim në mbajtjen e premtimeve në këto palë zgjedhje duket se liderët partiakë janë më të matur. Megjithatë, edhe kësaj radhe po luajnë me “kartën e madhe” të liberalizimit të vizave.

Ato kësaj radhe po premtohen që do të hiqen për tre muaj pikërisht nga ata të cilët nuk votuan Demarkacionin, i cili nga Bashkimi Evropian ishte kërkuar si kushti i vetëm.

Ndërkohë, pjesë e rëndësishme e premtimeve parazgjedhore, ndonëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht, është bërë edhe formimi i ushtrisë së Kosovës. “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...