Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me formën e mirë te Manchester United
Pas tre golave që shënoi në Europa League, ai arriti të gjejë portën sërish këtë vikend. Ibrahimovic shënoi golin e dytë dhe të fitores për Manchester Unitedin ndaj Blackburn Rovers, në kuadër të FA Cup (2:1), shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i 74 për Ibrahimovicin në gjitha garat që nga fillimi i sezonit të kaluar, duke lënë prapa Leo Messin (73) e Cristiano Ronaldon (72).
Por, Messi ka mundësi të ndryshojë këtë, pasi ende nuk ka luajtur këtë gjiro, për dallim nga Ibra e Roanldo. Messi luan pas pak ndaj Leganes, sfidë e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45. /Express/



