Harrojeni seancën, pa marrëveshje

PUBLIKUAR

Harrojeni seancën, pa marrëveshje

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, njëherësh kryesuese e Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se nuk do të ketë thirrje të seancës pa marrëveshje të liderëve të subjekteve politike.

“Ajo kërkon një marrëveshje në mes të partive, ta votojnë Kryetarin e parlamentit sipas Rregullores së Punës, sipas Kushtetutës dhe përgjegjës së Gjykatës Kushtetuese”, tha Brovina.

Brovina thotë se nuk janë të nevojshme nënshkrimet e deputetëve të Bllokut për thirrje të seancës dhe se ajo çfarë nevojitet mbetet marrëveshja e liderëve politikë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës.

“Dihet kush e ka të drejtën, por duhet me pas konsensus që ta votojnë atë që ka të drejtën. Në të kundërtën dihet se Partia Demokratike si fituese e zgjedhjeve ka mundësi të propozoj edhe nga partitë tjera nëse ka marrëveshje mes tyre. Pra ka shumë variante që ta votojmë Kryetarin e Parlamentit por së pari duhet të merremi vesh”, tha ajo për RTK.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...