Harrojeni Kovacicin, shikoni gabimin e Marcelos te goli i parë i Barcelonës

PUBLIKUAR

Kush ishte fajtori, pse Barcelona fitoi 0:3 në Santiago Bernabeu vetëm pak muaj pasi e mposhti dy herë, 3:1 në Camp Nou dhe 2:0 në shtëpi? Janë duke u bërë pyetje nga më të ndryshmet në mediat spanjolle për disfatën e ekipit të Zidane.

Mediat në Spanjë po mundohen të gjejnë fajtorët kryesor për humbjen e Realit nga Barca që e lë tani 14 pikë prapa në renditje, teksa ishte mundësi e artë që me një fitore në El Clasico dhe me një triumf në ndeshjen e mbetur, të shkonte diferenca vetëm në pesë pikë.

Zinedine Zidane e pranoi haptazi se ndeshja do të kishte marrë kahje tjetër nëse nuk do të pranonin atë gol në fillim të pjesës së dytë, që e duan gabim të djelmoshave të tij.

Por, kush gaboi më shumë? Kovacic është afër Rakiticit në momentin kur nise kundërsulmi i shpejtë, por ish asi i Interit nuk e ndjekë bashkëkombësin për faktin se urdhëri për të ishte që t’i qëndrojë afër Messit.

Po kush mbetet fajtori te goli i parë pasi Kovacic mund të justifikohet me ruajtjen e Messit Duket se faji bie mbi Marcelon dhe më së miri e tregon video më poshtë kur braziliani gabon në pozicionim e që në fund i kushton shumë Realit. Ai e harron krejtësisht Sergio Roberton.

Zidane transferoi për 26 milionë euro zëvendësuesin e Marcelos, Theo Hernandez, por në pjesën e parë të sezonit, hezitonte ta inkuadrojë edhe në ndeshje më të vogla, pavarësisht se Marcelo po vuan këtë sezon dhe ka probleme fizike megjithëse nuk e pranon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...