Hardinajt i kërkohet urgjentisht tërheqja e vendimit për rritjen e pagave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një analizë të shkurtër ligjore për vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të pushtetit ekzekutiv të titulluar “Loja e Kundërligjshme e Kryeministrit me Pagat”.

Më poshtë ju sjellim të plotë këtë analizë:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Vendimit Nr. 4/20, të Qeverisë Haradinaj të miratuar më 20 dhjetor 2017 për ngritjen e mirëqenies ekonomike të një kategorie të pozitave të kabinetit qeveritar, përfshirë ngritjen e pagës së Kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, këshilltarëve, dhe një kategorie të shërbyesve civilë. Përmes këtij vendimi, pothuajse janë dyfishuar pagat e pozitave të lartë-përmendura. Paga e Kryeministrit të Kosovës, është ngritur në 2950 euro, përderisa paga e Zëvendëskryeministrave është ngritur në 2500 euro. Pagat e Ministrave me këtë vendim janë ngritur në 2000 euro.

Për më tepër, Vendimi i Qeverisë, tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligj dhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë për caktimin e pagave apo kompensimit për Kryeministrin apo ministrat.

Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kompetentë për të vendosur lidhur me pagat e funksionarëve të lartë publik në Kosovë, veçanërisht për pozitën e Kryeministrit dhe ministrave është Kuvendi i Kosovës. Prandaj, ky vendim është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje arbitrare e drejtpërdrejtë në kompetencat e Kuvendit të Kosovës.

Vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj, përveç që është bërë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, i njëjti është bërë pa analizë ligjore adekuate dhe pa vlerësim apo konsultim lidhur me ndikimin financiar që ky vendim ngërthen në vete për buxhetin e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetin gjyqësor. Për më tepër, Vendimi lidhur me ngritjen e pagave bie në kundërshtim me Kodin Penal të Kosovës, respektivisht nenin 424, i cili përcakton situatat e konfliktit të interesit në rastet kur zyrtarët e lartë shtetërorë marrin pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare në të cilën ai apo ndonjë anëtar i familjes ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të ka interes financiar.

Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2010, kishte miratuar Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, duke ndërtuar standardin e nivelizimit të pagave për gjykatës dhe prokurorë me pagat në ekzekutivin e vendit, respektivisht pagat e Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit ishin barazuar me pagën e Kryeministrit të vendit.

Duke marr për bazë numrin aktual dhe numrin e pozitave të lejuara për gjykatës dhe prokurorë, dhe pozitave tjera në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, pagat e të cilave janë të lidhura drejtpërdrejtë me pagat e kabinetit qeveritar, numri kalon 650 pozita, që brenda një viti kalendarik ka ndikim të madh financiar që mund të llogaritet në disa miliona euro.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, ka ngritur shqetësime edhe lidhur me faktin, se Qeveria, nuk ka dhënë sqarime nëse një vendim i tillë, do të zbatohet edhe në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, marr për bazë obligimet ligjore që dalin nga neni 29 i Ligjit për Gjykatat dhe neni 21 i Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Heshtja e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me sigurinë juridike për gjykatës dhe prokurorë, si pasojë e vendimit të qeverisë lidhur me ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar, në praktikë cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Për më tepër, një qasje e tillë, bie në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, pjesë e të cilave është edhe vet Republika e Kosovës. IKD rikujton se pagat dhe kompensimi i gjykatësve dhe prokurorëve janë kategori ligjore dhe për të njëjtat nuk mund të krijohen praktika të kundërligjshme nga pushteti ekzekutiv, ku rritja e të ardhurave të gjykatësve dhe prokurorëve, bazohet në vullnetin e ekzekutivit, përmes vendimeve ad hoc.

IKD rekomandon Qeverinë Haradinaj që të anuloj urgjentisht vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave të pushtetit ekzekutiv. Gjithashtu, rekomandon hartimin dhe miratimin e Ligjit për Pagat e Funksionarëve të Lartë të Shtetit, i cili duhet të reflektojë standardin e ndërtuar në Kushtetutë për barazinë e pushteteve dhe ofrimin e sigurisë juridike për bartësit e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale. IKD rekomandon Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, që të zbatojnë obligimet kushtetuese dhe ligjore për të mbrojtur barazinë e pushteteve, duke garantuar respektim të parimeve të sundimit të ligjit dhe jo-nënshtrim ndaj pushteteve tjera.

IKD rekomandon organet e ndjekjes që në pajtim me obligimet kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrin veprime ligjore për të hetuar vendimin e kundërligjshëm të Qeverisë Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...