Harden nderon Houstonin, zhgënjen Cleveland

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Play-offi është një tjetër histori dhe aty gjithçka vështirësohet. Për Houston Rockets, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në të dyja konferencat duhej një James Harden i një tjetër planeti që skuadra teksane ta niste me fitore serinë ndaj Minnesota Timerwolves në raundin e parë të play-offit.

Në Toyota Center, mjekëroshi i Rockets realizoi 44 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me asiste e 4 rikuperime, duke udhëhequr Houstonin drejt një suksesi të rëndësishëm 104-101 ndaj formacionit nga Minneapolis.

Paraqitje pozitive edhe ajo e zviceranit Capela, autori i 24 pikëve në këtë sfidë, ndërsa spikati edhe poshtë tabelës me 12 rebound.

Ashtu si Houston kryeson 1-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim edhe Oklahoma City Thunder që e nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off duke mposhtu në ndeshjen e parë me rezultatin 116-108 Utah Jazz, për meritë të dyshes Paul George-Rusell Westbrook.
Thjeshtë fenomenal ish basketbollisiti i Indiana Pacers autori i 36 pikëve dhe 7 rikuperimeve, ndërkohë që nuk mund të mungonte në këtë sfidë për Oklahomën kontributi i rëndësishëm i yllit të skuadrës Westbrook që e mbylli takimin me 29 pikë, 9 asiste dhe 13 rebound, raporton SS.

Zhgënjimi i madh i mbrëmjes së dytë të play-offit në NBA ishte Cleveland Cavaliers. Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio u dominua nga Indiana Pacers me formacionin nga Indianapolin që mori një sukses me peshë në transfertë me rezultatin 98-80.

Njeriu i ndeshjes ishte Victor Oladipo autori i 32 pikëve, ndërkohë që mbreti James edhe pse arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt lojës paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Cleveland që e nisi me humbje serinë ndaj Indiana Pacers.

Kyrie Irving, vazhdon të mungojë për arsye dëmtimi por edhe pa yllin e skuadrës Boston Celtics vijon ecurinë pozitive. 17-herë kampionët e NBA vuajtën por në fund fituan pas kohës shtesë në sfidën hapëse të serisë ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113-107.

Meritat shkojnë për porto-rikanin Al Horford i cili koleksionoi 24 pikë 4 asiste dhe 12 rebound. Të pamjaftueshme 35 pikët e grekut Antetokounmpo dhe 31 pikët e Middelton për Milwaukee

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...