Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë dëshirë për pushtet

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se propozimi i tij për zgjedhje të parakoheshme është gabim të keqkuptohet si dëshirë për pushtet.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot është takuar me strukturat e AAK-së në Istog, në Klinë dhe në Pejë.

Sipas njoftimit, në të tri takimet është folur për proceset që po kalon Kosova dhe për përgjegjësinë e qeverisë për krizën politike institucionale në vend.

Poashtu është parë një gatishmëri e madhe për protestën e 17 shkurtit, kjo me qëllim të rritjes së frontit kundërshtues ndaj degradimin e qeverisjes dhe të jetesës në vend, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se është gabim të keqkuptohet propozimi i tij për zgjedhje të parakohshme, si dëshirë për pushtet. Ky propozim, ka sqaruar ai, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet.

“Është degjeneruar qeverisja, është shkelur kushtetuta, është rritur korrupsioni, partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe bordet… dhe prandaj përgjegja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend...

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...