Haradinaj: Vitin e kthesës e fillova me homazhe te varri i Adem Jasharit

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar në këtë fillimvit varrin e komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Haradinaj ka postuar një fotografi në Facebook dhe në mbishkrimin e saj shkruan se 2016 do të jetë vit i kthesës, prandaj e kishte për dëshirë që ta fillonte me homazhe te varri i komandantit legjendar.

“Këtë vit, të cilin unë e kam quajtur vit të kthesës, do ta fillojmë me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari. Dua që me këtë veprim simbolik, timin dhe të bashkëpunëtorëve të mi, edhe njëherë t’i përulemi heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës.

Është flijimi dhe sakrifica e mijëra qytetarëve por edhe amaneti i qindra figurave të ndritura të kombit, në mesin e të cilave është edhe figura emblematike e Adem Jasharit, që sot na obligojnë ta ruajmë e ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata jetuan dhe ranë.

Askush nuk mundet që ta zhvlerësojë e ta zhbëjë atë që është arritur me aq shumë sakrificë”, ka shkruar Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...