Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit, ku pritet të votohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës.
“UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare. Nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Kuvendi duhet t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se do të ishte e turpshme që këto ditë të kalonim pa një qëndrim të përbashkët institucional.


