Haradinaj tregon se çfarë do të bënte për situatën në veri po të ishte në vend të Kurtit

PUBLIKUAR

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bënte po të ndodhej në këtë situatë ku gjendet aktualisht kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas vendimit për zbatimin e masës për reciprocitetin për target ndaj Serbisë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se nuk është në rregull që kjo situatë tëzgjidhet nga KFOR-i, pasi sipas tij, atëherë Kosova nuk është ‘zot i shtëpisë’.

“Po të ndodhesha në këtë situatë, i kisha mendu dy tre komponente. Së pari kisha mbajt një negocim të gjatë me aleatët, nuk e kisha lënë dikë me negociu në emër tënd, psh tash në emër tonë po negocion KFORi e që kjo nuk është në rregull. Kfori është një institucion i sigurisë që nuk ish dasht me pas një rol të negocimit të tillë.

Nuk është mirë Kosova me arrit zgjidhjen me KFOR, se po i bjen që ne atëherë nuk jemi zot të shtëpisë tonë. Ma mirë është që kryeministri me nejt me QUINTI nonstop, me sigurinë tjetër edhe me sqaru pak a shumë situatën e krijume dhe vizionin e tij të sigurisë në veri, që i bjen edhe një kamp të përhershëm të policisë, ku do të jenë policët përjetësisht aty. Me ju tregu që nuk e ka njet me u tërhek”, tha Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...