Haradinaj: S’ka mujt as Sulltani me ndërru kufirin, e le më ky djali nga Buroja (Video)

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka riaktualizuar edhe njëherë vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar për mos pranimin e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrën se si është nënshkruar nga Hashim Thaçi.

Ai në emisionin “Republika” të Tribuna Channel ka dhënë një varg arsyesh se pse ky kufi nuk është caktuar në mënyrën e drejtë.

Ai ndër të tjera ka thënë se kufirin deri në Çakorr nuk ka mundur ta ndryshojë as ish pushteti jugosllav, e madje as ai turk, dhe “është krejt e pamend që të synohet ndryshimi i tij nga Hashim Thaçi e Murat Meha”.

“Kufinin në at pikë s’ka mujt me ndrru as Sulltani e le mo ky djali nga Buroja” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar zërat dhe akuzat e vet Thaçit se ai po lufton për tokën e tij që e posedon afër kufirit, duke thënë se edhe me vlerësimin e Murat Mehes toka e tij prapë mbetet në territor të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...