Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin paralajmëruesit e UÇK-së e cila solli lirinë

PUBLIKUAR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorërve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies.

Ai ka thënë se Mala e Berisha ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

“Bashkë me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizituam familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike”.

“Kodra e Trimave në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificë të Rexhës e Nuhiut. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se këto dy figura ishin paralajmëruesit e UÇK-së.

“Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme!”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka viziuar edhe kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan.

“Gjithashtu vizituam kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuam me punën dhe të arriturat e ushtrisë sonë”.

“Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si; Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...