Haradinaj qëndroj në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan, sot u vizitua nga Lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë të tij nga udhëheqësia qëndrore e AAK-së. Nikoqir i këtij takimi ishte Kryetari i AAK-së në Lipjan z. Fitim Selimi sëbashku me strukturën udhëheqëse të Degës në Lipjan. Në këtë takim u theksua nevoja e mobilizimit të strukturave të partisë dhe qytetarëve me qëllim kundërshtimin e marrveshjeve të fundit të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës.
Z, Haradinaj theksoi se Kosova me Demarkacionin me Malin e Zi po humbet mbi 10000 hektarë të territorit të saj : Ne po i falim territor një shteti tjetër, i cili as që ka ëndërruar të marrë atë pjesë të tokës sonë. Ne mund të justifikojmë paraardhësit tanë për humbjen e mijëra hektarëve të tokës për shkak të humbjes në luftra, por të falim territor në kohë paqeje është e pajustifikueshme.
Në anën tjetër Kryetari i Degës së AAK-së në Lipjan z. Fitim Selimi, premtoi që në Lipjan do të ketë pasim të partisë dhe liderit Haradinaj në kauzën e tij shumë të drejtë për mbrojtjen e vendit në çdo kohë atëher kur kërkohet.

Në këtë takim me karakter bashkëbisedues u arrit konkludimi se Marrveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ajo e themelimit te Bashkësisë së Komunave Serbe, duhet të kundërshtohen me anë të protestave gjithëpopullore. Këto protesta do të jenë paqësore dhe pa nuance të dhunës në to, sepse vetëm kështu mund të dëshmojmë pjekurinë e AAK-së dhe këmbënguljen për moskalimin e këtyre marrëveshjeve.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...