HARADINAJ: PROTESTAT, TË PASHMANGSHME

PUBLIKUAR

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se protestat janë të pashmangshme madje edhe të nevojshme dhe beson se ajo që po ndodh në Kuvend nuk jep siguri se Trepça mbetet në kontrollin e Kosovës.

Ndërsa, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj thotë se qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit.

Kështu janë shprehur ata kur opozita braktisi seancën e Kuvendit duke kundërshtuar që të votohet në seancën e së hënës për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrje e caktuara Publike.

Haradinaj thotë se rivotimi për shmangie, u bë në mënyrë të paligjshme.

“Kjo që po ndodh sot nuk jep asnjë garanci se Trepça mbetet në kontrollin e Kosovës dhe nuk kalon në një proces të falimentimit të mundshëm. Meqenëse është kështu, jemi duke shkuar në rrugën më të gabuar të mundshme, e cila tejkalon edhe parashikimet më pesimiste”, ka thënë ai.

Nuk paralajmëroi veprime të caktuara por tha se do konsultohen për të parë se si mund të ndalet një trend i tillë.

Kur u pyet nëse po paralajmëron protesta tha se janë të pashmangshme dhe të nevojshme.

“Në këtë drejtim që ka marrë Kosova janë ta pashmangshme, janë të nevojshme”, tha Haradinaj.

E në anën tjetër, Fatmir Limaj nga NISMA tha se seancat plenare kanë filluar dhe po vazhdojnë me ngufatje, me shkelje të rregullores dhe shkelje të Kushtetutës.

Sipas tij, kanë filluar me seanca të jashtëzakonshme dhe nguti.

“Kjo ndërmarrja ende ka status të pa definuar, dhe kështu fatkeqësisht po krijohen kushtet që për pasurinë e Kosovës, nga 9 shkurti të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar dhe ka ngulur këmbë kryeministri serb”, tha ai.

Madje është tejet i bindur se qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...