Haradinaj prezanton statistikat: Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë në Facebook një grafikon me statistika mbi importin nga Serbia në Qeverinë e tij dhe tani, me Qeverinë Kurti.

“Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%! Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë!” ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, ky reciprocitet me shtetin fqinj është mashtrues.

Në grafikon figuron se importi nga Serbia ka qenë 4.4 milionë euro në vitin 2019, ndërsa në vitin 2021 ishte 305 milionë euro.

Në nëntor të vitit 2018, Haradinaj, që aso kohe ishte kryeministër i vendit, i kishte vendosur taksë 100% produkteve të Serbisë, duke i pamundësuar shtetit serb të realizojë eksport në drejtim të Kosovës, me ngritjen drastike të çmimit me taksë.

Pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, taksa 100% u vendos të zëvendësohej me reciprocitet.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.

Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!

Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë!

Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës. Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!

RH

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...