Ramush Haradinaj, në një intervistë për Komitetin ka folur, ndër të tjera, edhe për Vuqiçin dhe sulmet që erdhën nga politikanët serbë drejt tij, sidomos gjatë kohës sa lideri i Aleancës po mbahej në Francë pas arrestimit me fletarrest të Serbisë.
Ish-komandanti i UÇK’së e ka porositur Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuqiç që të ndalet e të mos merret me shqiptarët.
“Vuqiç më ka zgjedhur mua, por nuk mendoj se ia ka qëlluar, sepse deri tash nuk është se unë kam kaluar lehtë”, thotë Haradinaj, teksa shton se ‘kam njerëz në tokë për lirinë e këtij vendi dhe kam parë të gjitha tmerret që shihen në një luftë.
Kështu, Haradinaj ka thënë se Vucic duhet të ndalet dhe të mos merret me shqiptarët.


