Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta Express.
Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita tha se tani është afër stina e pranverës prandaj edhe do të bie shpenzimi i energjisë.
“Në ditën kur kanë filluar tarifat e reja, edhe pse vendimi është marrë, është detyrë e deputetëve që të diskutojnë. Ekzistojnë praktikat kur vendimet e institucioneve si rasti i ZRRE-së të shfuqizohen vendimet. Unë mendoj se sot ja vlen me ia bë një kërkesë qeverisë që ta shfuqizon vendimin e ZRRE-së për një kohë të caktume sepse jemi duke hyrë në pranverë dhe në dimrin që vjen ta diskutojmë se si do të veprojmë. Besoj se ka hapësirë për një vendim të tillë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se qeveria Kurti është mashtrim.


