Haradinaj pas takimit me ambasadorët: Taksa nuk hiqet, produktet janë të garantuara për të gjithë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend. Pas takimit Haradinaj ka theksuar se vendimi për taksën e produkteve serbe nuk do të hiqet dhe se produktet ushqimore janë të garantuara.

Haradinaj ka theksuar se vendimi për taksën ka ardhur pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Po ashtu, kryeministri Haradinaj i ka siguruar ambasadorët e QUINT-it se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të ruajë rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke demantuar dezinformatat për ashtuquajtur krizë humanitare në veri të vendit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Haradinaj i ka siguruar ambasadorët qytetarëve të vendit, pa dallim vendi apo përkatësie etnike nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor dhe mjekësor dhe se deklaratat e politikanëve serbë janë veçse një veprim tjetër propagandues, i pavërtetë dhe i papranueshëm për realitetin në vend.

Haradinaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të sigurojë paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe fton të gjithë qytetarët e saj dhe përfaqësuesit institucionalë, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Më tej ai ka falënderuar ambasadorët e QUINT-it për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset dhe i ka ftuar ata që të jenë objektiv sa i përket vlerësimit të situatës në vend, duke ritheksuar edhe një herë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të mbetet në fuqi, deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...