Haradinaj paralajmëron Komisionin për verifikimin e veteranëve të UÇK: Do t’ju tërheqim zvarrë nëpër shesh!

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar Komisionin për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, se do t’i zvarrisin në shesh për mos-nxjerrjen e listave përfundimtare.

Ish komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë këto lista, pasi që jashtë tyre kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tij, transmeton Telegrafi.

“Anëtarët e komisionit për verifikimin e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranët që do të jenë edhe më shumë, do t’i zvarrisin në shesh. Unë nuk do t’i nënshkruaj këto lista pa u fut krejt ushtarët e mi. Të gjithë veteranët e luftës kanë pasur kartela”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se “Rrafshi i Dukagjinit ka pasur më tepër ushtarë se Zona e Drenicës dhe se këtë e dinë edhe Sami Lushtaku dhe gjithë komandantët e UÇK-së. Ndërsa po del se Dukagjini ka më pak ushtarë se disa zona të tjera”.
Ndërkaq, ish kryetari i veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, ka akuzuar komandantët për mos publikimin e listave përfundimtare dhe se veteranët e luftës duhet të ‘protestojnë në Drenicë dhe Dukagjin dhe jo para Qeverisë së Kosovës’.

Nga ana tjetër, Xhevdet Qeriqi, i cili ishte pjesë e debatit në Info Magazine, ka thënë se veteranët do të protestojnë në Prishtinë, sepse problemi sipas tij është këtu.

Ai ka akuzuar Muharrem Xhemajli se asnjëherë nuk mbrojti interesin e veteranëve por e keqpërdori pozitën për të mbrojtur interesa personale e partiake.

Në fund, Qeriqi, Xhemajli dhe Haradinaj kundërshtuan ashpër themelimin e Gjykatës Speciale.

Deputeti i AAK-së tha se do të punojë shumë që kjo gjykatë të mos themelohet, por bëri me dije se nuk i frikësohet aspak asaj.

“Unë jam luftëtar i UÇK-së. Secili që ka luftuar nën emblemën e kësaj ushtrie nuk frikësohet nga asnjë situatë, e as edhe nga kjo Gjykatë. Mendoj se ka raste kur ne e kemi dëshmuar si bashkëpunohet me drejtësinë ndërkombëtare, por ky institucion është padrejtësi për luftën e UÇK-së”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...