Haradinaj: Nuk më trembet syri nga Gjykata Speciale (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka deklaruar se nëse Qeveria nuk do ta dërgojë në Kuvend Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, një gjë të tillë do ta bëjë ai vet, konform ligjeve. Ndërsa, thotë se nuk i trembet syri nga Gjykata Speciale.

Haradinaj tha se forcat e armatosura të Kosovës nuk janë një rrezik për askënd.

“Shumë shtete anëtare të NATO-s nuk i quajnë forcat e tyre ushtri-por janë të armatosura dhe me kapacitete ushtarake”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se zgjedhjet gjithmonë shihen si zgjidhje.

“Sa më shpejt që shpallen zgjedhjet është më mirë, që me dalë prej kësaj situate”, tha Haradinaj në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se “ata që e kanë mundësue, sot po derdhin lot krokodili”.

Thotë se nuk frikësohet nga ndonjë arrestim eventual dhe dërgimit në këtë Gjykatë.

“As që më trembet syri nga kjo Gjykatë, sepse unë e kam arrit qëllimin, lirinë e Kosovës”, tha Haradinaj./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...