Haradinaj: Nesër do t’ia kthejmë Republikën qytetarit (Video)

PUBLIKUAR

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, duke folur rreth protestës së nesër, u shpreh i bindur se qeveria do të reflektojë me dorëheqje.

“Nesër Prishtina ka me dërguar porosi jo vetëm te qeveria por edhe te gjithë ata që janë të interesuar për Kosovën”, tha Haradinaj.

Ai theksoi edhe njëherë se nesër kërkohet dorëheqja e qeverisë.

“Mendoj se nesër qytetarët kanë me marrë një vendim”, theksoi Haradinaj, duke u shprehur i bindur se qeveria nuk mundet pa reflektuar nga pjesëmarrja e popullit në protestë, e siç tha ai protesta e nesërme do t’ia kalojë asaj të 9 janarit për nga pjesëmarrja e popullit.

“Nuk frikohet arusha me shoshë”, tha Haradinaj duke folur lidhur me lajmet e deklaratat se nesër ka me u përdor dhuna në protesta. Ai këto lajme i quajti “lajme për ta frikësuar popullin”.

“Republika është e jona. Na duhet të bëhemi bashkë nesër në orën 14:00”, ishte mesazhi i Haradinajt.

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...