Haradinaj në Pentagon: Në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, do të ishte hap i duhur që Kosova të ishte anëtare e saj

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton V. Buland.

Ai e ka falënderuar Bulandin për kontributin amerikan për Kosovën.

“Nder i madh të vizitoj prapë Pentagonin dhe të takohem me z. Alton V. Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. Shfrytëzova rastin ta falënderoj z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka tash e 25 vite në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë forcimit të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj, përcjell KlanKosova.tv.

Haradinaj ka shtuar se në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-së, do të ishte hapi i duhur që Kosova të bëhet anëtare e saj.

“Gjatë takimit me z. Buland kërkova që në rrafshin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA të ngritet dialogu strategjik për çështje bilaterale mes dy vendeve, në të njëjtën kohë të ndodh anëtarësimi i Kosovës në NATO. Tash që jemi 25 vjet pas intervenimit të kësaj organizate të rëndësishme, ky do të ishte hapi i duhur i cili e ndihmon edhe sigurinë e brendshme, njëkohësisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

“Kosova dhe Ushtria e saj është gati të jetë anëtare në krah me Amerikën dhe shtetet tjera që janë pjesë përbërëse e Aleancës veri-atlantike të NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

​Tre persona nën hetime për tentim-vrasje në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet ndaj tre personave të dyshuar për veprën...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...