Haradinaj: Në luftën kundër terrorit jemi bashkë

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 15 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj ShBA-ve, ka thënë se në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë në çdo kohë.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se edhe në këtë ditë përkujtojnë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve.

“Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...