Haradinaj mbështet krijimin e Fondit të Sigurisë: Agresioni rus në Ukrainë, kërcënim për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së ka thënë se agresioni rus në Ukrainë është kërcënim edhe për sigurinë e Kosovës. 

Haradinaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se pozicionimi i qartë i Serbisë në krahë të Putinit është kërcënim serioz për Ballkanin.

“Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime të shpejta.

“Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të gjitha institucioneve të vendit”.

Haradinaj ka shprehur mbështetje për krijimin e Fondit të Sigurisë e që sipas tij ishte kërkesë e vazhdueshme e tij.

“Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend”.

Haradinaj thotë në fund se për çështje të sigurisë, “Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional”

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...