Haradinaj: Marrëveshjet kanë vdekur, s’ka zot që i ngjallë

PUBLIKUAR

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionit me Malin e Zi, kanë vdekur.

Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili thotë se këto marrëveshje “nuk ka zot që i ngjallë”.
Postimi i plotë i deputetit Haradinaj:
Marrëveshjet kanë vdekur dhe s’ka zot që ato i ngjall. Por dilema është kjo: a do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre!
Sulmet e shfrenuara të Qeverisë mbi Opozitën, vetëm sa e forcojnë frontin tonë në këtë kauzë.
Përjashtimi dhe burgosja e deputetëve, vetëm se po e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, që për t’i ruajtur marrëveshjet, e ka kthyer Kuvendin në bazë policie!
Me dhunë asnjë Qeveri kurrë s’ka arritur të mbijetojë. Ky është fundi i tyre.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...