Haradinaj: Marrëveshja finale me Serbinë është afër

PUBLIKUAR

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarët e Obiliqit, i njoftoi ata për zhvillimet e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tregoi që marrëveshja finale me njohjen reciproke është afër.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se roli  i AAK-së është që të ndihmojmë këtë proces, ku kërkohet unitet politik.

“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka treguar Haradinaj.

Për të biseduar për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes me Serbinë,Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradniaj e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Në një deklaratë për media, pas takimit me Kurtin, Haradinaj tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...