Haradinaj: Kurti po e largon Kosovën nga Amerika

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për shkak të qasjes së kryeministrit Albin Kurti, karrshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është shumë larg aleatit strategjik.

Haradinaj ia numëroi Kurtit disa nga shqetësimet e tij, që po ndodhin për shkak të largimit nga politikat amerikane.

Ai ka përmendur Marrëveshjen Ekonomike në Washington, e deri tek kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar, nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit.

“Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?”

“- Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Washingtonit;
– Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër;
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së;
– Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme;
– Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese;
– Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit;
– Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit”, ka thënë Haradinaj.

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...