Haradinaj: Kosova shpëtoi nga dy gabime që do ta kthenin në 1999-n

PUBLIKUAR

“Kosova shpëtoi nga dy gabime, që do ta kthenin në vitin 1999, që askush s’ka mund me t’i ndërrojë në të ardhmen”, tha Ramush Haradinaj para qytetarëve në Suharekë, duke aluduar në Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë debatit me qytetarë ka thënë se gjithçka mund të ndërrohet, por nëse kufiri ndërrohet atëherë kjo nuk mund të ndërrohet ajo gjendje, transmeton TherandaPost.

“Për gjithçka tjetër që ka mundur të bëjë ky koalicion qeverisës, mund të ndërrohet në qeverisjen e ardhshme, por nëse tani e ndërrojmë kufirin ku humbim territor, atëherë s’mundemi ta ndërrojmë atë gjendje për një kohë të gjatë”, tha Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...