Haradinaj kërkon involvimin e Trump, Macron, May në fazën e fundit të negociatave me Serbinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se për të arritur në fazën finale, që sipas tij, është njohja reciproke, duhet të inkuadrohen dhe të ndihmojnë edhe liderët më të mëdhenj botërorë si Donald Trump, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Lëvizja “FOL” thotë se Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, por epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Unë kërkojë që të kalojmë në fazën finale, të çështja e njohjes reciproke, ajo ka mbetur. Kam kërkuar ndihmën e Amerikës”, ka thënë kryeministri.

Megjithatë, kryeministri thotë se diçka e tillë është e vështirë, nëse në të nuk përfshihen edhe vendimarrësit si presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri francez, Emmanuel Marcron

“Unë asnjëherë s’kam qenë krejt i bindur se kur i harxhojmë ato (marrëveshjet), kalojmë në një fazë finale për shkak se faza finale është vullneti politik i vendimarrësve të mëdhenj. Për fazën finale edhe presidenti Trump duhet të ketë pak kohë me u marrë me Kosovën, edhe kancelarja Merkel,edhe kryeministri Macron”, ka thënë kryeministrit.

Ai nuk shpreson që përfundimi i të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë dakorduar në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe do të sjell njohjen mes vendeve, nëse nuk përfshihen fuqitë botërore direkt në ndërmjetësim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...