Haradinaj falënderon mbështetësit, thotë se nuk shkel mbi lirinë e popullit (FOTO)

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përcjell nga Strasburgu, protestën e organizuar në Prishtinë në mbështetje të tij.

Haradinaj thotë se është krenar me popullin e Kosovës dhe me mbështetjen e pakursyer që i kanë ofruar, shkruan Gazeta Express.

Statusi i plotë:

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!

Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji Ramush Haradinaj

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...