Haradinaj do t’i bashkohet koalicionit qeverisës PDK-LDK!?

PUBLIKUAR

Kriza politike që po mbretëron në vend ka vënë në lëvizje PDK-në dhe LDK-në për të gjetur formë për të vazhduar edhe më teje qeverisjen.

Siç shkruan portali “Republika24”, duke u thirrur në burime brenda PDK-së dhe AAK-së, po shikohet mundësia e zgjerimit të koalicionit qeverisës, për të vazhduar qeverisjen si dhe për të siguruar zgjedhjen e Thaçit president.

Po siç shkruan ky portal, mësohet se Hardainajt i është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme, pozita këto që aktualisht i mbanë Hashim Thaçi. Ndërsa, përveç këtyre dy pozitave të ofruara nga partneri i koalicionit PDK-LDK, AAK-ja ka kërkuar edhe Ministrinë e FSK-së.

PDK-ja në këtë mënyrë po përpiqet të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur Thaçin president.

Ndërsa, të pyetur nëse LDK-ja e përkrahë bashkëngjitjen e AAK-së në qeverisje, burimi ynë ka thënë se “Meqë LDK-ja nuk po arrin që të sigurojë votat e nevojshme për president, atëherë nuk do të kundërshtoi as një zgjidhe tjetër të cilën e ofron PDK-ja”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Se sa mund të jetë i vërtetë një informacion i tillë, pritet të shihet gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...