Haradinaj: Do ta kalojmë edhe këtë sfidë

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të mbahet në Francë, me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, ka falenderuar përkrahësit e tij për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai është shprehur i bindur se do ta kalojnë edhe këtë sfidë.

Ndërkohë vendimi për Haradinajn pritet të merret me 27 prill pas disa shtyerje të seancave rradhazi.

Gjeni të plotë statusin e Haradinajt:

Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua indivudualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kaspërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë.

U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar.

Është e habitshme se si Serbia nuk e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra!

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash.

Përzemërsisht,  Juaji Ramush Haradinaj

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...