Haradinaj: AAK është për konstituimin e Kuvendit, për votimin e kryeparlamentarit vendosim me PDK-në e LDK-në

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet që sot të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.

Haradinaj ka thënë se si AAK nuk do të jenë pengesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit, mirëpo tha do të vendosin bashkërisht me dy partitë tjera opozitare PDK e LDK.

I pari i AAK-së tha se ka deklarime prej tyre se nuk do të marrin pjesë në votim edhe për kryeparlamentarin.

“Jo nuk besoj që ka ndryshime, sot me siguri do të japim betimin. Nëse shumica ka vota do të votohet edhe kryetari i Kuvendit Ne në princip kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit. Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa i përket AAK për kryetar të Kuvendit nuk e bëjmë pengesën, sa i përket qeverisë e dini qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...