Hapin arkivolin e vajzës së vdekur, pasi dëgjuan tinguj që vinin nga varri i saj (Foto/Video, +16)

PUBLIKUAR

Një video e pazakontë është postuar së fundmi në internet, ku shfaqet momenti kur hapet arkivoli i një adoleshenteje të vdekur, pasi ishin dëgjuar disa zëra duke ardhur brenda varrit të saj.

Ekzistonte frika se Neysi Perez 16-vjeç e cila ishte shtatzënë kur vdiq, është varrosur për së gjalli dhe pas një kohe ishte zgjuar në brenda arkivolit, transmeton Telegrafi.

2

Varri i saj ishte hapur kurse kapaku i arkivolit është thyer, pasi ishte krijuar panik tek qytetarët e qytetit La Entrada në pjesën perëndimore të Hondurasit.

Ajo ishte varrosur pasi kishte ndërruar jetë nga një sulm në zemër, në momentin që ishte gjendur mes një përleshjeje të armatosur.

Por ajo ishte ekzaminuar nga mjekët të cilët kishin konfirmuar vdekjen e saj, dhe kështu familjarët e saj vendosën ta varrosin.

3

Ndërsa i dashuri i saj, raportohet se kishte dëgjuar disa zhurma që vinin brenda varrit një ditë pas varrimit të saj.

Ai menjëherë kishte thirrur rojtarin e varrezave dhe kishte insistuar që të hapet varri, ku për shkak të mjeteve adekuate i janë dashur disa orë. Por me sa duket hapja e varrit ishte bërë me vonesë.

Mjekët thonë se vajza kishte vdekur dhe ishte varrosur, ndërsa sa i përket zhurmave ekziston mundësia të jenë imagjinatë e të dashurit të saj, i cili nuk mund të pajtohej me faktin se ajo nuk është më. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...