Hapi i radhës i Realit, zyrtarizimi i Rudigerit

PUBLIKUAR

Real Madridi po kalon nëpër momente magjike dhe gëzimi.

 

“Los Blancos” së fundmi e fituan titullin e kampionit në Spanjë, ndërsa mbrëmë e siguruan kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas përmbysjes që ia bënë Manchester Cityt.

E hapi i radhës për “Mbretërit e Spanjës” është zyrtarizimi i përforcimit të parë për sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Antonio Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, deri në verën e viti 2026.

Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas tij, marrëveshja tashmë është arritur, por që nevojitet të pritet vetëm zyrtarizimi i tij.

Rudiger do të largohet nga Chelsea pasi do t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor, por që palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e saj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...