Hapet televizion i ri në Maqedoni, me disa vende të reja pune

PUBLIKUAR

Televizioni ”Top Estrada” do të ju shtohet kanaleve televizive në Maqedoni. Televizioni sipas themeluesve do të ketë programë të mbushur me muzikë dhe argëtim, dhe një në një pjesë të përmbajtjes do të ketë edhe informacione rreth sportit vendor dhe ndërkombëtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Televizioni që pritet të hapet në Maqedoni ka shpallur konkurs për gazetarë dhe moderator. Telegrafi Maqedoni ju sjell kushtet të cilët i kërkojnë nga udhëheqësia e Televizionit Top Estrada që ju të punësoheni.

Kandidatët duhet të kenë:
• të kenë përvojë si gazetar/moderator televiziv ose të kenë prirje për gazetari/moderim,
• të kenë drejtshqiptim të mirë,
• të kenë zë radiofonik,
• të kenë shkathtësi të komunikimit,
• të kenë njohuri për teknologjinë e punës në television.

Konkursi zgjatë deri më datë 01.09.2016 audienca do të mbahet në zyrat e televizionit Top Estrada në Tetovë me datë 05.09.2016 nga ora 11:00.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën elektronike:[email protected]
Adresa: Rr. Beliçica 29 (Qendra e Re Tregtare përballë ëmbëltores Rinia) 1200 Tetovë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...