Hapet rast për sulmin e banores në “It’s My Home”, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat penale ‘sulm dhe kanosje’ ndaj personit që e goditi një banore në ‘It’s my Home’.

Lajmi për Gazetën Express u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetit.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha Ahmeti.

Të njëjtit thanë se janë në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, pas një debati të ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”jet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që të kërkohet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...