Hapet qendra informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

PUBLIKUAR

10721050_10204352837838413_165146070_n

 I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se, jemi mirënjohës BE-së,  që menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për implementimin e këtij projekti në komunën e Lipjanit.

Ahmeti, po ashtu tha se, për fermerët e Lipjanit do të jetë një adresë e re, ku interesimet e tyre do të mund të marrin informata dhe komunikim të përditshëm me personin i cili do të jetë në këtë qendër konsultative. Gjithashtu Ahmeti ka vlerësuar këtë projekt duke thënë se, është mjaft produktiv dhe i qëlluar, veçanërisht për qytetarët e komunës së Lipjanit.

“Komuna e Lipjanit njihet për tokë të punueshme dhe mundësi të shumta, në Bujqësi, është koha të bëhen hapa edhe në këtë segment ” , tha ai.

 Hysni Thaçi- drejtor i Departamentit për Shërbime Këshillmore Teknike  ( MBPZHR), tha se komuna e Lipjanit e ka vullnetin e mirë për të punuar, dhe e vlerësoi hapjen e kësaj qendre si mjaft të rëndësishme për komunën e Lipjanit.

 Ndësa Ross Bull- Udhëheqës i projektit të BE-së , tha se ky projekt është këshillues dhe do ta ndihmoi Ministrinë e Bujqësisë, si dhe komunat gjithashtu.

“Hapja e kësaj qendre informative komunale për Bujqësi është ngritje e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerë dhe palët e tjera të interesit”, tha Ross Bull.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...