Hapet Panairi i Punës 2016

PUBLIKUAR

Suksesshëm ka filluar sot panairi i punës për punëkërkues të shumtë që po marrin pjesë në këtë event. Me mbi 500 vende të lira pune u prezantuan në vazhdim nga gjithsejtë 40 kompani dhe biznese të ndryshme që morën pjesë duke bërë  të mundur kështu të arritshëm një vend pune për ata që janë të regjistruar si të pa punë.

 

Ky panair u hap me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Shtetit të Kosovë i cili u organizua nga  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim të ngushtë me Odën Amerikane në Kosovë, Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Gjermane, ka për qëllim zbutjen e papunësisë, krijimin e komunikimit dhe të shkëmbimit të infomacioneve në mes tregut të punëdhënësve  dhe punëkërkuesve.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë panair u zotua se Qeveria e Kosovës do të punoj me përkushtimin më të madh në stabilitetin makroekonomik, krijimin e bizneseve të shëndosha, uljen e papunësisë si dhe bërjen e reformave të shumta në sektorë të ndryshëm brenda qeverisë.

“Sot është një ngjarje e rëndësishme sa i përket të papunëve sepse këtu kemi një numër të konisderueshëm të bizneseve, oferta këto që do të jenë mbi 500 të tilla në fusha të ndryshme dhe me këtë ne do të arrijmë të plotësojmë kërkesat e qytetarëve tanë duke krijuar vende pune për ata që janë të papunë”.

 

Ndërsa Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi ka falenderuar partnerët e këtij panairi që ndihmuan  në realizimin e këtij projekti dhe ka ftuar në vazhdimësi punëkërkuesit të aplikojnë në ofertën e tyre.

Kompani që ishin prezentë në panair: Yellow Pages Kosovo, BKT, Meridian Coorporation, Fabrika e Veglave –PLUS, Dervisholli Compani, Mabetex Group, LiftKos, Princesha Construction, Alumil Kosova, Finca, Procredit Bank, Kosmonte Foods, RTV21, Migros Group, Fingermarket Coorportation, Albi Group dhe shumë kompani tjera.

SHIKO MË SHUMË

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...