Hapet aplikimi për subvencione, ministri Peci jep detaje

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencione.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se aplikimi fillon nga sot dhe zgjat 30 ditë, pra deri më 29 mars.

Ndërsa, sa i përket aplikimit për kultura me sipërfaqe që duhet të digjitalizohen aplikimi fillon nga 17 marsi.

“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”,ka shkruar Peci.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Bujqesisé, Pylltarise Zhvillimit Rural Poljoprivrede Sumarstva Razvoja Mi Ministryo Agriculture, Û Rural Development HAPET APLIKIMI PER PROGRAMIN E PAGESAVE DIREKTE -SUBVENCIONE 2023-"

Postimi i plotë:

👨‍🌾Të dashur fermerë,

🌻Edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023!

🍅Aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00.

🌽Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë.

🏬Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

🌾Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

🌐Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në ëeb faqen e MBPZHR-se, ëëë.mbpzhr-ks.net dhe në ëeb faqen e AZHB-se, ëëë.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...