Hapen themelet e murit të ri në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Kanë vazhduar punët për ndërtimin e sheshit në rrugën “Mbreti Peter I” në veri të Mitrovicës, të mërkurën. Punëtorët e kompanisë nga Zveçani kanë filluar vendosjen e pllakave, si dhe kanë hapur themelet për murin e ri, konstruksion me elemente betoni, i ngjashëm me atë që kryetari i Mitrovicës, Goran Rakiq, e kishte vendosur pas largimit të barrikadës mbi urën e Ibrit

Të mërkurën kanë vazhduar punimet në ndërtimin e sheshit në veri të Mitrovicës, që në fakt me projekt është zonë e këmbësorëve. Zona e këmbësorëve, e cila ka filluar të ndërtohet në fund të rrugës kryesore të Mitrovicës së Veriut “Mbreti Peter I”, parashikohet të përfundojë paralelisht me revitalizimin e urës së Ibrit, pas të cilave edhe ura do të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të qytetarëve.

Mediet në veri të Mitrovicës thonë se nëse gjithçka përfundon me kohë, edhe revitalizimi i rrugës “Mbreti Peter I” e edhe revitalizimi i urës së Ibrit, sipas projektit të financuar nga BE-ja, atëherë ura e Ibrit do të hapet më 28 shkurt 2017.

Të mërkurën ka filluar vendosja e pllakave në zonën e këmbësorëve, pasi që gjatë ditës së djeshme vendi është rrafshuar dhe është nivelizuar, si dhe janë hapur themelet për konstruksionin e ri me elemente betoni, që në fakt është një mur i ngjashëm me atë që kryetari i Mitrovicës, Goran Rakiq, e kishte vendosur pas largimit të barrikadës prej zhavorri mbi urën e Ibrit. ...ZERI

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...