Hapen shkollat e mbyllura në Kamenicë, vjen reagimi i ish-kryetarit

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka uruar nxënësit dhe prindërit për hapjen e shkollave që ishin mbyllur para rreth një viti në Komunën e Kamenicës.

Ai, në një reagim në Facebook, u shpreh i lumtur me hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e reformës së nisur nga Qendron Kastrati, kryetari në largim i Komunës së Kamenicës.

“Të gjithë nxënësve, prindërve të nxënësve, mesuesëve, arsimtarëve, drejtorëve të shkollave, punëtorëve ndihmës dhe gjithë qytetarëve iu uroj fillimin e mesimit shkollor pas 2 viteve në fshatin Busavatë dhe pas një viti e më shumë në Petroc, Karaçevë të Poshtëme, Shipashnicë të Poshtëme e Kopërnicë”, tha ai.

“Kjo që ka ndodhur me humbjen e mësimit të rreth 500 nxënësve për këtë kohë të gjatë është e pa kompenzueshme për fëmijët tanë por ka mujt me vazhduar kjo e keqe edhe pas 14 nëntorit 2021”, u shpreh Surdulli, i cili mbështeti Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...