Handanovic drejt PSG-së

PUBLIKUAR

Ndonëse së shpejti pritet që Interi të kalojë në duart e kompanisë së madhe kineze Suning, që mund të bëjë investime të mëdha, sërish plani i klubit të zikaltër nuk ndryshon, sepse ndonjë lojtar me emër mund të largohet.

Ai që ka më shumë gjasa të largohet është portieri Samir Handanovic, për shumë arsye, duke nisur nga ajo më e rëndësishmja: është i pakënaqur në Milano dhe kërkon të luajë në Ligën e Kampioneve.Në moshën 31-vjeçare, slloveni kërkon një klub të rëndësishëm dhe duket se PSG është gati ta blejë, edhe pse ndoshta jo për shifrën prej 15 milionë eurosh që kërkon Interi, transmeton Sportal.al.

Me shumë mundësi PSG do të ofrojë në këmbim portierin e kombëtares italiane Sirigu, i cili është lodhur së qeni zëvendësues në Paris.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...