Handanovic afër rinovimit me Interin

PUBLIKUAR

Samir Handanovic raportohet se do ta zgjasë aventurën te Interi. Aventura e tij te skuadra italiane kishte filluar në vitin 2012.

Vendimi ende nuk është marrë, por sinjalet janë që ai do të rinovojë me kampionin në fuqi italian, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Calciomercato”, negociatat për rinovim të kontratës do të zhvillohen gjatë ose pas pushimit të këtij muaji.

Portieri slloven thuhet se dëshiron të qëndrojë ende në “Guiseppe Meazza”, pavarësisht ardhjes së Andre Onanas nga Ajaxi.

Ish-portieri i Udineses pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare. Kontrata aktuale e tij skadon në fund të sezonit aktual.

Samir Handanovic do të festojë ditëlindjen e 38-të në korrik të këtij, por mosha e tij nuk shihet si problem për zgjatje të bashkëpunimit me “Nerazzurrët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...