Hamza pret në takim njoftues përfaqësues të KFOR-it amerikan

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues nga KFOR-i amerikan, në krye me kolonelin Paul C. Judge.

Temë kryesore e diskutimit ishte situata e përgjithshme, si dhe vijimi i bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR-it amerikan në dobi të qytetarëve mitrovicas.

Fillimisht koloneli Paul C. Judgle e uroi kryetarin Hamza për marrjen e detyrës, duke i uruar sukses në mandatin qeverisës dhe njëherit ofroi gatishmërinë e KFOR-it amerikan për komunën e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Ndërkaq, kryetari Bedri Hamza, falënderoi KFOR-in amerikan për përkrahjen e ofruar, i cili u shpreh të jetë mirënjohës për prezencën dhe kontributin e tyre, duke u dakorduar që bashkëpunimi i tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte konkrete për komunën dhe qytetarët.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...