Hamilton regjistron fitoren e dytë radhazi

PUBLIKUAR

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, arriti të triumfojë edhe në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, duke shënuar kështu fitoren e dytë radhazi pas Çmimit të Madh të Montekarlos.

Britaniku bëri një garë shumë të bukur, ku edhe pse e humbi njëherë kryesimin, arriti ta rimarrë me një strategji të pastër. Ai preku finishin në kohën 1:31:05.296.

hamil1

Lajm i mirë për britanikun është edhe dështimi i shokut të skuadrës, Nico Rosberg. Piloti gjerman nuk arriti më shumë se vendi i pestë, duke bërë që diferenca mes tij dhe Hamilton të ngushtohet dukshëm dhe gara tani merr një kthesë tjetër.

Sebastian Vettel e mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa Valtteri Bottas arriti të rrëmbejë një vend në podium për Williams. /TCH/

hamil2

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...