Hamilton nxit spekulime se mund të pensionohet

PUBLIKUAR

Lewis Hamilton ka dhënë një përgjigje të mistershme kur është pyetur rreth pensionimit nga Formula 1, gjatë kohës kur Mercedes GP po përgatitet për sezonin e ri 2017.

Tri herë kampioni i botës i ka frikësuar fansat  se po mendon për një largim të hershëm nga F1, pasi këtë e bëri ish-kolegu i tij, Nico Rosberg.

Gjatë lansimit të bolidit të ri, 32-vjeçari ka lënë të dyshohet se mund të largohet në një të ardhme të afërt.

“Nuk e di se kur do të ndodhë. Mund të jetë herët, mund të jetë shumë vonë. Kjo është ajo që e bën jetën të bukur. Nuk mendoj shumë për pensionimin, por padyshim se mendoj për të”.

“Në fund të çdo sezoni dhe në veçanti në fillim të çdo sezoni (mendoj për pensionimin), atëherë kur kaloj nëpër stërvitje të vështira”, ka thënë Hamilton.

Kujtojmë se pasi e fitoi titullin e tretë botëror në vitin 2015, britaniku kishte thënë se mendonte të pensionohej në moshë 37 vjeçare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...