Hamilton e fiton garën e çmendur të Arabisë Saudite

PUBLIKUAR

Ngasësi britanik u përplas dy herë me rivalin kryesor për titull, Max Verstappen, por në fund ia doli të triumfonte. Titulli i kampionit të botës do të vendoset në arën e fundit

Lewis Hamilton e ka fituar garën e çmendur të Formula 1 në Arabinë Saudite.

Ngasësi britanik e mposhti rivalin kryesor për titull të kampionit të botës, Max Verstappen, me të cilin i pati dy përplasje të lehta në garën e parë të mbajtur në këtë shtet.

Britaniku madje pas garës e akuzoi rivalin e tij, duke thënë se ai nuk i respektoi rregullat.

Në natën kaotike në Jeddah, ngasësi i Mercedesit rrezikoi të mbetej jashtë garës pas përplasjes me pilotin e Red Bullin, i cili nuk ia lëshonte rrugën.

Hamilton me këtë fitore e barazoi Verstappen në renditjen e pilotëve, shkruan Gazeta Express.

Pas 21 garash të zhvilluara këtë sezon, të dy garuesit i kanë nga 369.5 pikë.

Pra, kampioni i ri në Formula 1 do të vendoset në garën e fundit, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dhabi.

Verstappen mbetet i pari në listë pasi i ka fituar 9 gara këtë edicion, e Hamilton 8.

Prandaj, nëse këta garues nuk e marrin asnjë pikë në garën e fundit, holandezi do të shpallet kampion i botës. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...