Hambi Ibrahimi akuzohet për shkelje të ligjshmërisë, nga avokati Bahtir Troshupa

PUBLIKUAR

Avokati Bahtir Troshupa ka ngritur kallëzim penal ndaj Hamdi Ibrahimit, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Avdirrahman Gashi, gjyqtar mbikëqyrës ne Degën e Gjykatës ne Lipjan, me pretendimin se dyshja ka bërë shkelje të parimit të ligjshmërisë dhe ka bërë diskriminim me mos publikimin e njoftimeve (afishimin) e parashtresave në tabelën e shpalljeve në Gjykatën Themelore në Prishtine- Dep.Pergjithshem dhe në Degën në Lipjan.

Gazeta Blic ka arritur që të posedoj një kopje të këtij kallëzimi penal, te cilin avokati Troshupa e ka ngritur në Prokurorinë Themelore në Prishtinëm në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Avokati Troshupa ndër të tjera ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të organizoj trajnime elementare për kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi,

Sipas këtij kallëzimi penal, avokati Troshupa ndër të tjera ka kërkuar nga Hamdi Ibrahimi që të ndërmirren veprime për: “ndalimin e diskriminimit, e evitimin e kunderligjshmërisë dhe vendosjen e ligjshmërisë në publikimin (afishimin) e parashtresave në tabelën (stendën) e shpalljeve në Gjykata, dhe publikimin konform ligjit, dhe anulimin e pasojave të kundërligjshmërisë së veprimeve Tuja, diskriminuese dhe skajshmërisht joprofesionale”.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...